Betohet presidenti i ri i Zimbabves
Emmerson Mnangagwa u betua sot si president i Zimbabves, pas shkarkimit të Robert Mugabes dhe fundit të qeverisjes së tij 37 vjeçare.
Ish-nënkryetari që ishte dëbuar nga vendi, është rikthyer të mërkurën, për tu inauguruar në Harare. Ceremonia e inaugurimit të Mnangagwa u mbajt të premten në Stadiumin Kombëtar të Sportit në kryeqytetin Harare. Ai do të vazhdojë pjesën e mbetur të mandatit të Mugabes deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në shtator 2018. Shkarkimi i tij këtë muaj, bëri që partia në pushtet Zanu PF, dhe ushtria të intervenojnë për largimin e Mugabes. Opozita i ka bërë thirrje, Mnangagwas, i cili ishte pjesë e elitës në pushtet, t’i japë fund “kulturës së korrupsionit”. Mugabe njoftoi për largimin e tij, përmes një letre që u lexua në parlament, pasi ai refuzonte të linte pushtetin në mënyrë paqësore.