31 të vdekur në brigjet e Libisë
(last modified Sat, 25 Nov 2017 17:23:24 GMT )
Nëntor 25, 2017 18:23 Europe/Tirane
  • 31 të vdekur në brigjet e Libisë

Zyrtarët e Gardës Bregdetare libiane njoftuan për vdekjen e  31 refugjatëve në ujërat e bregdetit perëndimor të Libisë.

Këta zyrtarë i thanë agjencisë Reuters se të paktën 31 refugjatë humbën jetë kur anija e tyre u fundos në bregun perëndimor të Libisë, ndërsa  forcat libiane të shpëtimit kanë shpëtuar dhjetëra refugjatë dhe i kanë transferuar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Organizata Ndërkombëtare e Migrimit e konsideron Detin e Mesdheut si “kufirin më vdekjeprurës në botë”, me më shumë se 33.000 emigrantë që kanë humbur jetën në përpjekjen e tyre për të shkuar në Europë. Edhe pse bilanci i viktimave është ulur që pas prurjeve rekord në tokën europiane nga viti 2014 në vitin 2016, rreziku i vdekjes gjatë udhëtimit është rritur ndjeshëm, sipas raportit të publikuar nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara. Mëse 161.000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Europë këtë vit, me 75% të tyre të ardhur përmes Italisë.

 

Tags