Egjipti dënon me vdekje 7 terroristë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63029-egjipti_dënon_me_vdekje_7_terroristë
Gjykata egjiptiane dënoi me vdekje shtatë persona të akuzuar se janë bashkuar me grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2017 15:15 Europe/Tirane
  • Egjipti dënon me vdekje 7 terroristë

Gjykata egjiptiane dënoi me vdekje shtatë persona të akuzuar se janë bashkuar me grupin terrorist ISIS.

Siç njofton agjencia e lajmeve Hsinhua, të shtunën gjykata egjiptiane lëshoi një dënim me vdekje për shtatë të pandehur dhe burgim të përjetshëm për 10 të pandehur të tjerë pas një hetimi mbi formimin e grupit terrorist ISIS në qytetin Morsi Matruh, në qendër të Egjiptit. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Egjiptit ka publikuar një video, duke treguar ushtrinë egjiptiane duke kryer sulme ajrore mbi ato që thuhet se ishin baza të terroristëve të lidhur me një sulm vdekjeprurës në një xhami në Sinain Verior ku u vranë 305 civilë egjiptianë.