Italianët protestojnë ndaj dhunës kundër grave
Roma , kryeqyteti i Italisë, ishte arena e një proteste masive ndaj dhunës kundër grave.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, mijëra njerëz protestuan duke marshuar përgjatë rrugëve të Romës për dhunën fizike dhe seksuale ndaj grave dhe duke bërë thirrje për ligje më të rrepta për të luftuar fenomenin e dhunës kundër grave në Itali. Pothuajse në gjithë botën janë mbajtur tubime, fjalime dhe demonstrata, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave. Raportohet se janë mbajtur tubime në të gjitha vendet e botës, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Paris se do të fillojë një nismë për ta luftuar dhunën “e tmerrshme dhe të turpshme” kundër grave. “E gjithë shoqëria jonë është e sëmurë me seksizëm”, tha Macron, i cili e ka mbajtur një minutë heshtje për 123 femra që janë vrarë në Francë, nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, në vitin 2016.