Jep dorëheqjen kreu i komitetit juridik të Kongresit
Nëntor 27, 2017 04:56 Europe/Tirane
Kreu i komitetit juridik në kongresin amerikan ka dhënë dorëheqjen për skandal moral.
John Conyers, që është një prej anëtarëve me influencë të partisë demokratike në Kongresin amerikan, ditën e dielë ka dhënë dorëheqje pasi akuzohet për skandal moral. Ai është akuzuar nga mediat se ka abuzuar seksualisht me koleget e tij femra. Ditën e martë kongresi amerikan ka nisur hetimet kundër John Conyers i cili është i pranishëm në kongres që prej vitit 1965 dhe njihet si hero i lëvizjes për realizimin e të drejtave civile të zezakëve. Ky kongresmenë 88 vjeçar ka hedhur poshtë akuzat e tij për abuzime seksuale dhe ka thënë se do të mbrohet në komitetin disiplinor të Kongresit.
Tags