Zgjerohen veprimet agresive të ekstremit të djathtë në Evropë
Veprimet e dhunshme të rrymave të ekstremit të djathtë në Evropë kohët e fundit janë shtuar shumë. Këtë e vërteton edhe aksidenti i fundit që ndodhi në qytetin Altena të Gjermanisë.
Kryebashkiaku i qytetit Altena të Gjermanisë Perëndimore u godit me një thikë në pjesën e qafës, në atë autoritetet e sigurisë besojnë se është një sulm me “motive politike”. Kryebashkiaku në Gjermani i ka mbijetuar një sulmi me thikë që dyshohet se është i lidhur me politikat e tij liberale ndaj emigracionit. Sipas kryetarit të tanishëm, qyteti ka strehuar më shumë refugjatë sesa kërkohet nga kuota kombëtare. Të hënën në mbrëmje, një njeri i dehur thuhet se iu afrua kryetarit Andreas Hollstein, i cili kishte shkuar në një dyqan qebapi në qendër të qytetit për të marrë një doner për gruan e tij. Sipas mediave gjermane, njeriu kritikoi me zë të lartë politikat e kryetarit të bashkisë dhe e pyeti Holsteinin nëse ishte ai, përpara se ta godiste me një thikë. Andreas Hollstein, kryebashkiak i Altenas, u godit në qafë në një lokal dhe iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Plaga e shkaktuar në pjesën e qafës së kryebashkiakut është rreth 15 cm. Qyteti i Altena është i njohur për pranimin e një numri më të madh emigrantësh nga ai i përcaktuar për të. “Autoritetet e sigurisë besojnë se pas sulmit ka një motiv politik”, tha kryeministri i landit Armin Laschet. Kryebashkiaku, i përket partisë kristian-demokrate të kancelares Merkel. Dëshmitarë okularë të cituar nga mediat gjermane, thanë se agresori, tani i arrestuar nga policia, lëshoi thirrje kundër politikës për azil të ndjekur nga kryebashkiaku gjatë sulmit. Në një postim në tëitter, vetë kancelarja Merkel dënoi sulmin. Jam e zemëruar nga sulmi mbi kryebashkiakun Andreas Hollstein, dhe e cliruar nga fakti që ai tani është kthyer në gjirin e familjes së tij. Falenderoj të gjithë ata që e ndihmuan. Performanca jo e mirë e kristian demokratëve të saj në zgjedhjet e shtatorit, i është atribuar gjerësisht edhe politikave të saj liberale ndaj emigracionit, të përmbledhura në moton e saj, ne mund t’ia dalim. Ajo pranoi më shumë se një milionë azilkërkues, shumica e të cilëve myslimanë, gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016. Rritja e ekstremit të djathtë dhe e partive popullsite në Bashkimin Evropian, vë në rrezik të drejtat e të rinjve. Eurodeputetët duhet të rrinë vigjilentë në luftën kundër ksenofobisë dhe intolerancës duke mbrojtur vlerat kryesore të BE-së nën ruajtjen e të drejtës themelore, lirinë e lëvizjes dhe shtetit të së drejtës. Shumë organe në BE e konsideron si një rrezik, rritjen e fortë të përfaqësimit të partive antievropiane në Parlamentin e BE-së, që i kundërvihen vlerave të demokracisë, respektit dhe diversitetit. Veçanërisht alarmante për të rinjtë dhe mbi të gjitha kërcënuese është bllokimi i lirisë për të punuar ose studiuar në një vend tjetër të BE-së. Partia e ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" ka premtuar se do të përdorë programin e saj në parlament që të “rimarrë vendin dhe popullit e saj”, siç dhe janë shprehur udhëheqës të saj. Kjo parti në zgjehdjet e fundit në Gjermani fitoi rreth 14 për qind të votave, çka u dha atyre 94 vende në parlament, pjesëmarrja e parë dhe më e rëndësishme e së djathtës ekstreme në parlamentin gjerman, që nga Lufta e Dytë Botërore. Kristian-Demokratët e kancelares Merkel fituan numrin më të madh të votave, por pjesëmarrja e tyre në parlament është me e ulta në 70 vite. Shumë besonin se trazirat e shekullit të 20-të e kishin imunizuar Gjermaninë nga një kthim i një partie të ekstremit të djathtë, por rezultati i votimeve të fundit provoi të kundërtën. Ndërsa partia “Alternativa për Gjermaninë” festoirezultatin, kundërshtarët e tyre organizuan protesta në rrugë. Ata druhen se axhenda e kësaj partie kundër emigrantëve ngjan me ngritjen e nazistëve në pushtet.