Trump grindet me May, shkak postimi i videove anti-islamike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63399-trump_grindet_me_may_shkak_postimi_i_videove_anti_islamike
Në një përplasje të rrallë mes aleateve presidenti amerikan Donald Trump fshikulloi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike e kritikoi për ripostimin e videove anti-myslimane të së djathtës ekstreme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 11:43 Europe/Tirane
  • Trump grindet me May, shkak postimi i videove anti-islamike

Në një përplasje të rrallë mes aleateve presidenti amerikan Donald Trump fshikulloi publikisht Theresa May-n duke i thënë asaj të fokusohej tek terrorizmi, pasi liderja britanike e kritikoi për ripostimin e videove anti-myslimane të së djathtës ekstreme.

“Mos u fokuso tek mua, por tek lufta shkatërruese e terrorizmit radikal islamik që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar’-ishte komenti i numrit një të Washington në rrjetin social “twitter”. Presidenti amerikan ripostoi më herët tre video provokuese të cilat u publikuan fillimisht nga Jayda Fransen, zv/kryetarja e grupit ‘Britania e para’ i themeluar nga pjesëtarë të partisë së ekstremit të djathtë BNP. Videoja e parë tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, por sipas autoriteteve holandeze agresori kishte lindur e ishte rritur në këtë shtet, e nuk ishte emigrant. Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.