Mogherini përsërit deklaratat për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore
(last modified Fri, 01 Dec 2017 18:03:02 GMT )
Dhjetor 01, 2017 19:03 Europe/Tirane
  • Mogherini përsërit deklaratat për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të BE edhe një herë theksoi vazhdimin e angazhimit të BE ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit me vendet e G 5+1.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Moghrini, tha të premten në një konferencë ndërkombëtare mbi Dialogun Mesdhetar në Romë, kryeqyteti italian, se marrëveshja bërthamore e Iranit është ndër interesat kyçe të BE dhe rajonit, duke i bërë thirrje krerëve të shteteve që të vazhdojnë të zbatojnë këtë marrëveshje dhe të punojnë në forcimin e saj. Mogherini theksoi se 28 anëtarë të Bashkimit Evropian i thanë Presidentit të SHBA-së Donald Trump se zbatimi i të gjitha kapitujve të marrëveshjes bërthamore është përparësi kryesore për sigurinë e BE. Shefja e politikës së jashtme të BE më tj ka theksuar se marrëveshja bërthamore është përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kështu që Shtetet e Bashkuara nuk mund të dalin ose të zgjedhin për t'a zbatuar atë. Federica Mogherini gjithashtu u takua me ministrin e jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif të enjten në mbrëmje për të diskutuar çështje të tilla si marrëveshja bërthamore.

 

Tags