Shumica e amerikanëve mbështesin marrëveshjen bërthamore
Rezultatet e një sondazhi të ri tregojnë se shumica e amerikanëve kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se rezultatet e një sondazhi të zhvilluar nga instituti "Broking" të cilat janë publikuar sot, tregojnë se 70% e amerikanëve besojnë se respektimi i marrëveshjes bërthamore është në favor të interesave dhe sigurisë kombëtare të Amerikës. Sipas miratimit të Kongresit të Amerikës, Donald Trump, presidenti i Amerikës, një herë në 90 ditë duhet të konfirmojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, mirëpo Trump më 15 tetor 2017 nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe përgjegjësinë ia hodhi Kongresit. ANEA e cila në tekstin e marrëveshjes bërthamore është caktuar si i vetmi autoritet për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, deri më tani disa herë ka konfirmuar se Teherani ka respektuar këtë marrëveshje.