Vazhdon mbajtja në burg e disa ish-drejtuesve katalanas
(last modified Mon, 04 Dec 2017 10:33:35 GMT )
Dhjetor 04, 2017 11:33 Europe/Tirane
  • Vazhdon mbajtja në burg e disa ish-drejtuesve katalanas

Sipas një gjykatësi spanjoll, një numër i ish-udhëheqësve katalanas do të mbeten në paraburgim. Gjykatësi spanjoll njoftoi se ish nënkryetari i rajonit të Katalonjës dhe tre udhëheqës të tjerë të këtij rajoni mbeten në paraburgim, njofton agjencia e lajmeve Fars.

Pas zhvillimeve që ndodhën që nga referendumi për pavarësinë e Katalonjës, Gjykata Kombëtare Spanjolle lëshoi një urdhër për ndjekjen dhe ndalimin e Carles Poggemont, presidentit të Katalonjës dhe katër anëtarëve të kabinetit të tij, në nivel evropian një muaj më parë. Gjykatësi spanjoll Carmen Lamela urdhëroi që ata të ndiqen penalisht dhe të ndalohen me akuza për revoltë dhe rebelim. Këta njerëz duhet të shkojnë në gjykatë dhe të shpjegojnë për referendumin mbi Pavarësinë e Katalonjës, që u mbajt më 1 tetor.  Më parë janë ndërmarrë masa ligjore kundër këtyre personave dhe tetë udhëheqësve tjerë katalanas, përfshirë ish-nënkryetarin Oryol Khoncharres, të cilët u burgosën dhe ka gjasa të qëndrojnë në burg deri në katër vjet.

 

Tags