Këshilli për të drejtat e njeriut nxjerr rezolutë kundër Mianmarit
(last modified Wed, 06 Dec 2017 07:35:08 GMT )
Dhjetor 06, 2017 08:35 Europe/Tirane
  • Këshilli për të drejtat e njeriut nxjerr rezolutë kundër Mianmarit

Këshilli për të drejtat e njeriut pranë OKB, ka nxjerrë një rezolutë ku dënohen veprimet e Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya.

Ky këshill i ka kërkuar Zeid Ra’ad al-Hussein, komisarit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut që të ndjekë çështjen dhe gjendjen e myslimanëve Rohingya. Në nxjerrjen e rezolutës kundër Mianmarit dhe në mbështetje të myslimanëve Rohingya kanë votuar pro 33 përfaqësues, kundër 3 dhe kanë abstenuar 9 përfaqësues në këshillin për të drejtat e njeriut në OKB. Nga ana e tij komisari al-Hussein në takimin e organizuar nga këshilli për të drejtat e njeriut ka dënuar veprimet e ushtrisë dhe të budistëve radikalë të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya. Mbi 800 mijë myslimanë Rohingya janë detyruar të largohen nga Mianmari në drejtim të Bangladeshit për shkak të dhunës që ushtria dhe budistët radikalë ushtrojnë ndaj tyre në provincën Rakhin.

Tags