Guters dhe Mogherini dënojnë vendimin e Trump mbi Kodsin
(last modified Thu, 07 Dec 2017 07:10:40 GMT )
Dhjetor 07, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • Guters dhe Mogherini dënojnë vendimin e Trump mbi Kodsin

Sekretari i përgjithshëm i OKB dhe shefja e diplomacisë Evropiane, kanë dënuar njëkohësisht vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se ky ishte një moment ankthi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. “Që ditën kur mora detyrën, unë kam folur kundër masave të njëanshme që mund të rrezikonin perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët", u tha ai gazetarëve. Ndaj shpalljes së Kodsit si kryeqytet të Izraelit ka reaguar edhe Federika Mogherini. Shefja e politikës së jashtme të BE ka shprehur shqetësimin e saj të madh në masën e presidentit amerikan. "Aspiratat e të dyja palëve duhet të përmbushen dhe një rrugë duhet të gjendet përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqytetin e ardhshëm të të dy shteteve", tha Federika Mogherini. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti francez. "Është një vendim për të ardhur keq i marrë nga Amerika lidhur me Jerusalemin. Franca nuk është dakord, pasi bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe nuk merr parasysh rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së". Ndërsa kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka shtuar zërin e saj për mospajtimin lidhur me masën e Presidentit Trump. "Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar", tha një zëdhënës. "Ne besojmë se kjo është e padobishme në lidhje me perspektivat për paqe në rajon."

 

 

Tags