Zjarret evakuojnë me mijëra persona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63883-zjarret_evakuojnë_me_mijëra_persona_në_amerikë
200 mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelosit, teksa zona është përfshirë nga një shpërthim i shpejtë i zjarreve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2017 04:40 Europe/Tirane
  • Zjarret evakuojnë me mijëra persona në Amerikë

200 mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelosit, teksa zona është përfshirë nga një shpërthim i shpejtë i zjarreve.

Flakët filluan të përhapeshin një ditë më parë në qarkun jugor Ventura dhe dogjën 4.000 hektarë tokë brenda disa orëve. Një person raportohet të ketë mbetur i vdekur në një aksident rrugor ndërkohë që përpiqej të shpëtonte nga zjarri. Dy godina janë shkatërruar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, sipas raportimeve. Qindra zjarrfikës punuan përgjatë natës për të parandaluar përhapjen e zjarrit, ndërkohë që shkollat dhe hapësirat e lira janë kthyer në qendra emergjence. Kujtojmë se pjesa veriore e Kalifornisë u përfshi nga zjarre të fuqishme në tetor dhe si pasojë, 13 persona mbetën të vdekur dhe mijëra struktura u shkatërruan.