Mogherini: Ambasada Çeke mbetet në Tel Aviv
(last modified Sat, 09 Dec 2017 13:12:52 GMT )
Dhjetor 09, 2017 14:12 Europe/Tirane
  • Mogherini: Ambasada Çeke mbetet në Tel Aviv

Shefja për politikë të jashtme të BE tha se Republika Çeke ka thënë se nuk do të dërgojë ambasadën e saj në qytetin e pushtuar të Kodsit.

Sipas gazetës Haaretz, shefja për politikë të jashtme të BE Federika Mogherini tha se ministri i jashtëm i Çekisë i kishte premtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Kodsin e pushtuar. Milosh Zeman, president i Republikës Çeke të enjten tha se përkrah vendimin e  presidentit të SHBA-së Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit izraelit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën mbrëma (6 dhjetor), pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare, e prezantoi Kodsin si kryeqytetin e regjimit të rrejshëm të Izraelit.

 

Tags