Ulet besimi i gjermanëve ndaj Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64087-ulet_besimi_i_gjermanëve_ndaj_amerikës
Sipas një njoftimi të gazetës Bildt të Gjermanisë, gjermanët kanë më shumë besim tek Rusia sesa tek Amerika.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 04:55 Europe/Tirane
  • Ulet besimi i gjermanëve ndaj Amerikës

Sipas një njoftimi të gazetës Bildt të Gjermanisë, gjermanët kanë më shumë besim tek Rusia sesa tek Amerika.

Gazeta gjermane bazohet në një sondazh të zhivlluar nga instituti ARD Deutschland Trend i cili ka marrë në pyetje mbi 1,054 të anketuar. Prej personave të pyetur 28% prej tyre janë shprehur se kanë besim tek Rusia ndërsa 25% tek Amerika. gazeta Bildt thekson trendin në ulje të besimit të gjermanëve ndaj Amerikës dhe thotë se e njëjta statistike e vitit 2013 ka qenë 60% e gjermanëve besonin tek Amerika. kohët e fundit qëndrimet e fundit të Gjermanisë ndaj Amerikës kanë ndryshuar për shkak të politikave të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërkohë 93% e të anketuarve në gjermanë kanë besim tek Franca dhe 62% tek Anglia. Publikimi i skandaleve si përgjimet e telefonatave të autoriteteve evropiane ndër tyre Angela Merkel ka ngjallur irritimin e evropianëve. Merkel duke reaguar ndaj këtij lajmi ka thënë se Amerika është bërë e pabesueshme.