Papa Françesku reagon ndaj vendimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64127-papa_françesku_reagon_ndaj_vendimit_të_trump
Papa Françesku kërkoi edhe një herë sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çka do të pasohet edhe me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 18:48 Europe/Tirane
  • Papa Françesku reagon ndaj vendimit të Trump

Papa Françesku kërkoi edhe një herë sot qetësi dhe durim nga të gjitha palët, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çka do të pasohet edhe me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Qytetin e Shenjtë.

“Ati i Shenjtë përsërit kërkesën e tij për qetësi dhe durim nga të gjitha palët”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit. ”Të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen për të parandaluar spiralet e dhunës në këto momente të rënda”, theksohet në të. Më parë, lideri i katolikëve të botës kishte kërkuar ruajtjen e satus quo-së së Jeruzalemit si një qytet i shenjtë për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë.