Shpërthim në Menhatën, arrestohet një person
Dhjetor 11, 2017 12:45 Europe/Tirane
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka thënë se, “një mashkull është arrestuar”, pas raportimeve për shpërthim në një terminal autobusësh në Menhatën.
“Asnjë i lënduar deri më tash përveç të dyshuarit. Rrini larg kësaj zone”, ka thënë ky department përmes një postimi në Twitter. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, dhe disa linja të metrove janë evakuuar. Mediat kanë raportuar për disa persona të lënduar. Në të njëjtën kohë Departamenti i Zjarrfiksëve ka thënë se është në vendin e ngjarjes së një incidenti.
Tags