Irani është plotësisht i angazhuar për zbatuar marrëveshjen bërthamore
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në një raport në Këshillin e Sigurimit, edhe një herë ripohoi zbatimi e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, në një raport për Këshillin e Sigurimit, njoftoi zbatimin e plotë të angazhimeve të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, sipas agjencisë Mehr News. Raporti i cili do të analizohet më 18 dhjetor në Këshillin e Sigurimit thekson se kjo marrëveshje është mjeti më i mirë për të siguruar natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit. Ai gjithashtu kritikoi dështimin e Presidentit të fundit të SHBA Donald Trump për të mbështetur angazhimin e Iranit ndaj angazhimeve të tij dhe tha: për fat të keq, ky vendim krijon dyshime për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe grupit 5+1. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e kanë zbatuar këtë marrëveshje deri më tani.