Rusia dhe Turqia janë të të njëjtit mendim mbi Kodsin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64207-rusia_dhe_turqia_janë_të_të_njëjtit_mendim_mbi_kodsin
Gjatë vizitës së tij në Turqi, presidenti rus tha se Moska dhe Ankara besojnë se vendimi i fundit i Trump mbi Kodsin është një burim i paqëndrueshmërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 04:44 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Turqia janë të të njëjtit mendim mbi Kodsin

Gjatë vizitës së tij në Turqi, presidenti rus tha se Moska dhe Ankara besojnë se vendimi i fundit i Trump mbi Kodsin është një burim i paqëndrueshmërisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkuar në Turqi për të diskutuar bashkëpunimin bilateral me Ankaranë, zhvillimet më të fundit në Siri dhe vendimin e fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të adresuar Jerusalemin, sipas agjencisë së lajmeve Sputnik. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Moska dhe Ankaraja kanë argumentuar se vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist e destabilizon gjendjen ndërlikuar të rajonit. Erdogan tha se Turqia dhe Rusia janë të të njëjtit mendim mbi Jerusalemin. Udhëheqësit e Turqisë dhe Rusisë diskutuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në Siri dhe armëpushimin në këtë vend. Presidenti rus Putin lidhur me procesin e luftimit të terrorizmit në Siri tha se pothuajse i gjithë vendi është çliruar nga zgjedha e terroristëve.