Washington Post: Trump mund të dalë tërësisht nga marrëveshja bërthamore
Një gazetë amerikane ka shkruar se pasi Kongresi i Amerikës nuk ka pranuar propozimin e presidentit amerikan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit, Donald Trump deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm mund të dalë tërësisht nga marrëveshja bërthamore.
Gazeta amerikane "Washington Post" të martën në një raport ët saj ka shkruar se Kongresi i Amerikës sipas të gjitha gjasave do ta harrojë ultimatumin për shqyrtimin e kërkesave të Donald Trump, presidentit të Amerikës për marrjen e qëndrimeve më të ashpra kundër marrëveshjes bërthamore dhe si pasoj nuk do të japë pëlqimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Teheranit dhe në këtë mënyrë përcaktimin e fatit të marrëveshjes bërthamore do t'ia hedhë përsëri Donald Trump. Në këtë raport thuhet gjithashtu se iniciativa e republikanëve për të krijuar një mekanizëm i cili do të mund të vendosë përsëri sanksione të ashpra kundër Iranit, deri më sot (të martën) nuk ka dhënë rezultat. Sot (e martë) përfundon ultimatumi 60 ditësh që i ka dhënë qeveria Kongresit për shqyrtimin e statusit të marrëveshjes bërthamore dhe si pas shumë gjasave, të shqyrtojë edhe çështjen e vendosjes së sanksioneve të ashpra kundër Iranit. Ky afat u caktuar pasi që pavarësisht raporteve të ANEA për bashkëpunim të plotë të Iranit në fushën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, Donald Trump ka deklaruar se më nuk konfirmon se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore. Në muajin tetor të këtij viti Trump ka kërkuar nga Kongresi dhe nga anëtarët e tjerë të Grupit 5+1 që të propozojnë disa rrugë për shqyrtimin e asaj që ai e quajti "shkelje serioze të marrëveshjes bërthamore".