Mogherini: Ruajtja planit të përbashkët të veprimit është një domosdoshmëri
(last modified Wed, 13 Dec 2017 09:12:40 GMT )
Dhjetor 13, 2017 10:12 Europe/Tirane
  • Mogherini: Ruajtja planit të përbashkët të veprimit është një domosdoshmëri

Shefja e politikës së jashtme të BE të martën përsëri theksoi rëndësinë e marrëveshjes bërthamore të Iranit me G 5+1, duke thënë se "Është e domosdoshme ruajtja e planit të përbashkët të veprimit”.

Federika Mogherini, në një sesion të Parlamentit Evropian në Strasburg, deklaroi se Evropa nuk pranon dobësimin e një marrëveshjeje shumëpalëshe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB, sipas agjencisë së lajmeve Fars. Shefa e politikës së jashtme të BE-së vazhdimisht ka mbrojtur marrëveshjen ndërkombëtare, duke theksuar se Programi i Përbashkët i Veprimit "i përket bashkësisë ndërkombëtare". Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit P5+1të përbërë nga (Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania) ka filluar të zbatohet që nga janari 2016, por qeveria amerikane si një anëtar i këtij grupi gjithmonë ka sabotuar këtë marrëveshje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kundërshtuar vazhdimisht qëndrimet e palëve të tjera që janë pro marrëveshjes bërthamore dhe ka bërë thirrje për prishjen e programit gjithëpërfshirës të veprimeve të përbashkëta, por bota është kundër këtij akti armiqësor të Presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tags