Presidenti i Italisë: Marrëveshja bërthamore garanton aktivitetin paqësor atomik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64563-presidenti_i_italisë_marrëveshja_bërthamore_garanton_aktivitetin_paqësor_atomik
Presidenti i Italisë thekson se marrëveshja bërthamore duhet të shndërrohet në burim dhe dokument ndërkombëtar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 09:40 Europe/Tirane
  • Presidenti i Italisë: Marrëveshja bërthamore garanton aktivitetin paqësor atomik

Presidenti i Italisë thekson se marrëveshja bërthamore duhet të shndërrohet në burim dhe dokument ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi se Serxhio Matarela, presidenti i Italisë, të premten në një takim me anëtarët e delegacioneve diplomatike të Italisë, deklaroi se marrëveshja bërthamore duhet të shndërrohet një dokument ndërkombëtar në lidhje me aktivitetet atomike paqësore. Ndërkohë Anxhelino Alfano, ministri i punëve të jashtme të Italisë, kohë më parë në takim me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, theksoi se Roma ka qëndrim plotësisht pozitiv ndaj marrëveshjes bërthamore. Gati dy muaj pas deklarimit të qëndrimeve të presidentit të Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore, po vazhdojnë akoma reagimet ndërkombëtare kundër këtyre qëndrimeve të Uashingtonit.  Trump më 13 tetor të këtij viti nuk konfirmoi zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe këtë marrëveshje e quajti të tmerrshme dhe kërcënoi se Amerika mund të dalë nga kjo marrëveshje.