Dhjetë të vdekur gjatë ritualit për kryebashkiakun në Bangladesh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64725-dhjetë_të_vdekur_gjatë_ritualit_për_kryebashkiakun_në_bangladesh
Policia e Bangladeshit ka thënë se së paku 10 vetë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në rrëmujën që u shkaktua nga rituali për nder të kryebashkiakut popullor i cili vdiq javën e kaluar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 18, 2017 17:41 Europe/Tirane
  •  Dhjetë të vdekur gjatë ritualit për kryebashkiakun në Bangladesh

Policia e Bangladeshit ka thënë se së paku 10 vetë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në rrëmujën që u shkaktua nga rituali për nder të kryebashkiakut popullor i cili vdiq javën e kaluar.

Rreth 8,000 vetë ishin brenda dhe jashtë qendrës së bashkësi ku rituali u mbajt të në qytetin port të Chittagong. Shumë veta po shtyheshin të futeshin brenda. Rituali u zhvillua në 11 vende për Mohiuddin Chowdhury, kryebashkiaku i dytë i qytetit më të madh të Bangladeshit dhe një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse të vendit, Ligës Awami. Rituali mbahet tri ditë pas vdekjes së një muslimani për të kërkuar shpëtimin e shpirtit të larguar.