Evropa kritikon vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste
BE edhe një herë ka kritikuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste dhe është shprehur kundër politikave ekspansioniste të regjimit sionist.
Agjencia ndërkombëtare Anatoli bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka kritikuar politikat e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze dhe ka thënë se kjo politikë vetëm ndërlikon krizën e Palestinës. Bashkimi Evropian theksoi se përkrah partnerëve ndërkombëtarë dhe rajonalë të tij, është i gatshëm të mbështesë të dy palët palestineze dhe izraelite për arritjen e një rrugëzgjidhje paqësore. Para kësaj burimet palestineze kishin deklaruar se regjimi sionist synon të ndërtojë edhe 1500 njësi banimi të tjera në territoret e okupuara të Palestinës. Shumica e këtyre njësive do të ndërtohen në një koloni të re sioniste. Kjo është në kohën kur Këshilli i Sigurimit të OKB më 23 dhjetor 2016 në një rezolutë të tij e ka ndaluar Izraelin të ndërtojë koloni sioniste në territoret palestineze dhe i ka quajtur të paligjshme kolonitë sioniste në territoret e Palestinës.