Macron: Franca kërkon marrëdhënie konstruktive me Iranin
Presidenti i Francës deklaroi se vendi i tij kërkon dialog dhe marrëdhënie konstruktive me Republikën Islamike të Iranit dhe shtoi se marrëveshja bërthamore është bazë e bashkëpunimit Francë-Iran dhe kjo nuk mund të ndryshohet.
Emanuel Macron në një takim me Abul’kasem Delfi ambasador i ri i Republikës Islamike të Iranit në Francë, vuri në dukje se Parisi është i interesuar të ketë dialog me Iranin në lidhje me zhvillimet në rajon dhe u shpreh i kënaqur nga niveli i marrëdhënieve mes ministrive të jashtme të të dy vendeve. Nga ana e tij ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Francë, pasi përmendi marrëdhëniet e vjetra të Iranit dhe Francës foli mbi marrëdhëniet e mira në fushën politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se vizita e vitit të kaluar të presidentit të Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani në Paris është një mundësi për të hedhur hapa në ngritjen e nivelit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Francës. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Paris përmendi qëndrimet e Iranit lidhur me zhvillimet e rajonit dhe tha se Irani thekson zgjidhjen e problemeve rajonale me anë të dialogut dhe bisedimeve dhe është kundër çdo zgjidhjeje të imponuar nga jashtë.