Argjentinasit protestojnë përballë parlamentit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64763-argjentinasit_protestojnë_përballë_parlamentit
Argjentinasit kanë protestuar përballë parlamentit të vendit kundër planit për reformën e ligjit të pensioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Argjentinasit protestojnë përballë parlamentit

Argjentinasit kanë protestuar përballë parlamentit të vendit kundër planit për reformën e ligjit të pensioneve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Press Tv, reformimi i ligjit të pensioneve shkakton uljen e pagës së pensionistëve dhe të shtresave të varfra të shoqërisë. Protestuesit në Buenos Aires, kanë lëshuar gurë dhe bomba molotov në drejtim të parlamentit dhe kjo e ka detyruar policinë që të përdorë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve. Sindikatat e punëtorëve në Argjentinë në kundërshtim ndaj reformimit të ligjit të pensioneve kanë shpallur grevë urie 24 orëshe. Më herët plani për reformimin e ligjit të pensioneve është miratuar nga senati i Argjentinës. Reforma në ligjin e pensioneve është pjesë e planit të qeverisë së Argjentinës për të ulur deficitin buxhetor.