Rusia e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit rreth Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64809-rusia_e_gatshme_të_luajë_rolin_e_ndërmjetësuesit_rreth_palestinës
Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se Moska është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit të sinqertë mes Palestinës dhe Izraelit, një rol ky për të cilin Amerika për shumë vite po pretendon se po e kryen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 11:40 Europe/Tirane
  • Rusia e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit rreth Palestinës

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se Moska është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit të sinqertë mes Palestinës dhe Izraelit, një rol ky për të cilin Amerika për shumë vite po pretendon se po e kryen.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Vladimir Safrankov, zv/përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, këtë propozim e ka paraqitur gjatë fjalës së tij në KS të OKB. Vladimir Safrankov këtë propozim e ka paraqitur në mbrojtje ndaj rezolutës së propozuar nga Egjipti, rezolutë kjo e cila e obligonte presidentin amerikan që të anulojë vendimin e marrë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, por që Uashingtoni përdori të drejtën e vetos ndaj saj.