Kina: Amerika të lë mënjanë idenë e luftës së ftohtë
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës duke reaguar ndaj publikimit të strategjisë së re të sigurisë kombëtare në Amerikë, në të cilën Kina konsiderohet fuqi rivale, prej Uashingtonit ka kërkuar t’i japë fund idesë dhe pikëpamjeve të luftës së ftohtë dhe të lë mënjanë lojën e fituesit dhe humbësit.
Hua Chunying, tha se Amerika me vazhdimin e kësaj strategjie të luftës së ftohtë, dëmton veten e saj dhe të tjerë. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës ndër të tjera shtoi se Pekini është i vendosur për të ruajtur tërësinë territoriale, sovranitetin, sigurinë dhe të drejtën e tij të zhvillimit. Shtëpia e bardhë ditën e hënë publikoi strategjinë e re të sigurisë kombëtare në një dokument prej 68 faqesh. Në këtë strategji është theksuar superioriteti i Amerikës në arenën ndërkombëtare dhe në forcimin e kapaciteti ushtarak të këtij vendi për të ruajtur supremacinë ushtarake. Në këtë strategji, Rusia dhe Kina janë cilësuar vende që mundohen të dëmtojnë interesat ekonomike dhe të sigurisë së Amerikës. Deklarimi i strategjisë së re të sigurisë nga ana e Amerikës, ka ngjallur edhe reagimin e Rusisë. Ministria e jashtme e Rusisë ditën e martë duke reaguar ndaj strategjisë së re të sigurisë kombëtare në Amerikë, atë e quajtur një strategji me prirje armiqësore dhe ka theksuar se strategjia amerikane është përpiluar në përballje me Rusinë.