Anëtarët e KS të OKB kërcënohen nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64861-anëtarët_e_ks_të_okb_kërcënohen_nga_amerika
Përfaqësuesja e Amerikës në KS të OKB me anë të një mesazhi, ka kërcënuar anëtarët e KS të OKB në lidhje me mbledhjen e ditës së enjte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2017 09:45 Europe/Tirane
  • Anëtarët e KS të OKB kërcënohen nga Amerika

Përfaqësuesja e Amerikës në KS të OKB me anë të një mesazhi, ka kërcënuar anëtarët e KS të OKB në lidhje me mbledhjen e ditës së enjte.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Nikky Haley në këtë mesazh të publikuar në Twitter, ka thënë: "Amerika nuk do të harrojë emrat e vendeve të cilat në mbledhjen e ditës së enjte të KS të OKB do të kritikojnë vendimin e Uashingtonit në lidhje me Kodsin e shenjtë". Ajo ka shkruar: "Në OKB gjithmonë shtrohet kërkesa për më shumë punë dhe për më shumë produktivitet. Prandaj kur ne në bazë të vullnetit të popullit të Amerikës marrin një vendim se ku do të jetë ambasada e vendit tonë, nuk presim që të kritikohemi edhe nga ata të cilëve u kemi ndihmuar. Të enjten në Këshillin e Sigurimit zhvillohet një votim për të na dënuar neve dhe Amerika do të shënojë emrat".