Italia kërkon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Përfaqësuesi i përhershëm i Italisë në OKB ka kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1.
Faqja informative në internet "Uno Italia" njoftoi se Sebastian Cardie, përfaqësuesi i përhershëm i Italisë në OKB, të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cilësoi të rëndësishme marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe kërkoi ruajtjen e saj. Cardie deklaroi se Italia është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj marrëveshje, prandaj KS i OKB duhet të ketë një qasje të unifikuar në lidhje me çështje të tilla të rëndësishme. Ai shtoi se raporti i Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, është kriter i mirë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1. Vlen të theksohet se KS i OKB të martën në mbrëmje ka mbajtur mbledhje për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1. Në këtë mbledhje Jeffrey Feltman, zv/sekretari i përgjithshëm i OKB, ka thënë se ANEA deri më tani në 9 raportet e saj ka vërtetuar se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore. Ai ka shprehur keqardhje për moskonfirmimin e kësaj çështje nga ana e presidentit amerikan.