Dorëhiqet krahu i djathtë i Theresa May
(last modified Thu, 21 Dec 2017 13:18:50 GMT )
Dhjetor 21, 2017 14:18 Europe/Tirane
  • Dorëhiqet krahu i djathtë i Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May i ka kërkuar aleatit të saj më të ngushtë Damian Green, të japë dorëheqjen nga posti ministror pasi ka shkelur rregullat e postit ministror.

Damian Green i konsideruar si krahu i djathtë i May, u detyrua të japë dorëheqjen pasi hetimet ndaj tij zbuluan se ai ka dhënë deklarata të pasakta dhe të rreme në lidhje me materialet pornografike që u gjetën në një kompjuter, në zyrën e tij në vitin 2008.  Një nga aleatët më të ngushtë të kryeministres britanike Theresa May, u shkarkua nga kabineti qeveritar pas një hetimi, që pretendon se zyrtari britanik ka shkelur kodin ministror.  Zëvëndëskryeministrit Damian Green iu kërkua të jepte dorëheqjen  pasi dha deklarata të rreme dhe çorientuese  në lidhje me akuzat për gjetjen e materialeve pornografike në vitin 2008 në kompjuterin e zyrës së tij. Në përgjigjen e saj me shkrim, zonja May shprehu keqardhje të thellë për largimin e zv/skryeministrit Green, por nënvizoi se veprimet e tij nuk ishin të denja. Green akuzohet gjithashtu për sjellje të pahijshme ndaj gazetares dhe aktivistes Tory Maltby. Zyrtari i lartë i ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij dhe në deklaratat e tij nënvizonte se autoritetet e policisë sipas tij nuk kishin dhënë kurrë prova për gjetjen e materialeve në zyrën e tij.  Në letrën e tij të dorëheqjes, ish-zv/kryeministri Damiano Green bëri të ditur se deklaratat në lidhje me materialin pornografik mund të kishin qenë më të qarta dhe ndërkohë pranoi  se avokatët e tij ishin informuar nga autoritetet e policisë për zbulimin e materialeve në 2008.  "Unë kërkoj falje që deklaratat e mia ishin çorientuese", shkruhej në letrën e dorëheqjes.

Tags