Zhvillohen zgjedhjet lokale në Kataloni të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64927-zhvillohen_zgjedhjet_lokale_në_kataloni_të_spanjës
Votuesit në Katalonjë u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet rajonale të thirrura nga qeveria spanjolle, pas një referendumi kontravers për pavarësinë e këtij rajoni .
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 14:29 Europe/Tirane
  • Zhvillohen zgjedhjet lokale në Kataloni të Spanjës

Votuesit në Katalonjë u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet rajonale të thirrura nga qeveria spanjolle, pas një referendumi kontravers për pavarësinë e këtij rajoni .

Zgjedhjet e 21 dhjetorit i ndajnë partitë në ato që e shohin rajonin e pasur si të pavarur nga Spanja, ndaj atyre e duan Katalonjën si pjesë të tyre. Parashikimet e para tregojnë se kandidatët pro-pavarësisë mund të kenë rezultat të ngushtë me ata që duan unitet me Spanjën. Vëzhguesit presin numër më të madh të votuesve në këto zgjedhje. Në fund të muajit tetor qeveria e Spanjës ka suspenduar autonominë e Katalonjës, shkarkoi qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të tjera, pasi separatistët që dominuan parlamentin rajonal shpallën pavarësinë në tetor të këtij viti. Ky hap që u finalizua me referendum u përshkrua si joligjor nga Madridi. Sipas organizatorëve, 90 për qind të votuesve ishin në favor të pavarësisë, mirëpo më pak se gjysma e votuesve të asaj zone nuk kishin dal në votime. Prokurorët spanjollë akuzojnë 13 politikanë katalonasë për rebelim, duke përfshirë presidentin e shkarkuar Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij që kanë ikur në Belgjikë.