Edhe Shqipëria voton kundër Trump për Jeruzalemin
(last modified Thu, 21 Dec 2017 18:47:16 GMT )
Dhjetor 21, 2017 19:47 Europe/Tirane
  • Edhe Shqipëria voton kundër Trump për Jeruzalemin

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka dënuar me votë vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Rezoluta e propozuar nga një sërë vendesh kundër qëndrimit të SHBA, mori 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime. Shqipëria sikundër kishte paralajëmruar, votoi pro rezolutës. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem. Ajo i bëri komentet në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, e cila shqyrtoi rezolutën në fjalë. Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, Ambasadorja Haley tha: “Ne do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet,” tha ajo. Haley ritheksoi se Amerika do ta vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë,” tha zonja Haley. Ajo paralajmëroi më parë përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara se do të mbajë shënim emrat, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për rezolutën që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Haley tha se Presidenti Trump i ka kërkuar që ajo t'i dorëzojë një raport mbi vendet të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.

 

Tags