Pas akuzave për abuzime seksuale, dorëhiqet ndihmësi i kryeministres britanike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64959-pas_akuzave_për_abuzime_seksuale_dorëhiqet_ndihmësi_i_kryeministres_britanike
Një nga aleatët më të ngushtë të kryeministres britanike Theresa May, u shkarkua nga kabineti qeveritar pas një hetimi, që pretendon se zyrtari britanik ka shkelur kodin ministerial.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 16:45 Europe/Tirane
  • Pas akuzave për abuzime seksuale, dorëhiqet ndihmësi i kryeministres britanike

Një nga aleatët më të ngushtë të kryeministres britanike Theresa May, u shkarkua nga kabineti qeveritar pas një hetimi, që pretendon se zyrtari britanik ka shkelur kodin ministerial.

 Zëvëndëskryeministrit Damian Green iu kërkua të jepte dorëheqjen  pasi dha deklarata të rreme dhe çorientuese  në lidhje me akuzat për gjetjen e materialeve pornografike në vitin 2008 në kompjuterin e zyrës së tij. Në përgjigjen e saj me shkrim, zonja May shprehu keqardhje të thellë për largimin e zëvëndëskryeministrit Green, por nënvizoi se veprimet e tij nuk ishin të denja. Green akuzohet gjithashtu për sjellje të pahijshme ndaj gazetares dhe aktivistes Tory Maltby. Zyrtari i lartë i ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura ndaj tij dhe në deklaratat e tij nënvizonte se autoritetet e policisë sipas tij nuk kishin dhënë kurrë prova për gjetjen e materialeve në zyrën e tij.  Në letrën e tij të dorëheqjes, ish zv kryeministri Damiano Green bëri të ditur se deklaratat në lidhje me materialin pornografik mund të kishin qenë më të qarta dhe ndërkohë pranoi  se avokatët e tij ishin informuar nga autoritetet e policisë për zbulimin e materialeve në 2008.  "Unë kërkoj falje që deklaratat e mia ishin çorientuese", shkruhej në letrën e dorëheqjes.  Në këto dy muaj, 61 vjeçari, Damian Green renditet si ministri i tretë i në qeverinë britanike që jep dorëheqjen, pas ministrave Michael Fallon dhe Priti Patel, të cilët u larguan në muajin nëntor. Sipas analistëve kryeministrja Tereza May nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të kërkonte largimin e njërit prej aleatëve të saj më të ngushtë.