Emmanuel Macron: Nuk mbështesim vendimin e SHBA rreth Jeruzalemit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64987-emmanuel_macron_nuk_mbështesim_vendimin_e_shba_rreth_jeruzalemit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se paqja në mes të Izraelit dhe Palestinës është e mundur vetëm nëpërmjet negociatave dhe se zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 12:55 Europe/Tirane
  •  Emmanuel Macron: Nuk mbështesim vendimin e SHBA rreth Jeruzalemit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se paqja në mes të Izraelit dhe Palestinës është e mundur vetëm nëpërmjet negociatave dhe se zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë

Macron dhe presidenti i Palestinës Mahmut Abbas pas një takimi në Pallatin Elysee në Paris, mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Presidenti Macron tha se gjatë takimit me Abbas-in ka thënë se nuk e mbështet vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudist si kryeqytet të Izraelit. Ai vuri në dukje se paqja në mes të Izraelit dhe Palestinës mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave. Sipas tij, zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë. "Palestina është mikja e Francës", theksoi Macron për të shtuar se duhet të vazhdojë dialogu për të mundësuar paqe në rajon.Presidenti francez Macron bëri të ditur se vitin e ardhshëm do të vizitojë Izraelin dhe Palestinën dhe se Franca dhe Bashkimi Evropian (BE) do të bëjnë gjithçka që është e mundur për paqe në rajon. Në pyetjen nëse Franca do të njohë Palestinën si shtet, Macron tha se nuk dëshiron të marrë një vendim të ngutshëm për këtë çështje. “Njohja e Palestinës në mënyrë të njëanshme, në këto kushte, a është një vendim efektiv? Në këtë moment kur po flasim, unë nuk e besoj këtë”, u përgjigj ai. Duke vënë në dukje se vendimi për njohjen e Palestinës si shtet, edhe pse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, mund të shkaktojë probleme të tjera në rajon. Macron tha se shteti i tij nuk do të marrë këtë vendim si reagim kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin. “Zgjidhja është me dy shtete. Në mënyrë mekanike (njohja e Palestinës) do të jetë brenda procesit. Franca, së bashku me OKB-në dhe aleatët do të marrë përgjegjësi. Këtë dua ta bëj në një kohë të drejtë për paqen. Nuk dua që këtë vendim ta marr duke u ngutur”, thotë Macron.“SHBA-të u margjinalizuan. Tani po përpiqem që mos ta bëj të njëjtën”, tha Macron duke shtuar se takohet dhe punon me gjithkënd dhe se vendimin për njohjen e Palestinës si shtet nuk do ta marrë nën presion. Macron po ashtu u shpreh se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Hamasit dhe Fatahut dhe bëri të ditur se lideri i Palestinës Abbas më 22 janar do të zhvillojë një vizitë në Bruksel.