Bashkimi Evropian mbështet sanksionet e KS kundër Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65057-bashkimi_evropian_mbështet_sanksionet_e_ks_kundër_koresë_veriore
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet e KS të OKB të vendosur kundër Koresë Veriore duke i quajtur ato si shenjë e unifikimit të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër kërcënimeve bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 10:20 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian mbështet sanksionet e KS kundër Koresë Veriore

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet e KS të OKB të vendosur kundër Koresë Veriore duke i quajtur ato si shenjë e unifikimit të Bashkësisë Ndërkombëtare kundër kërcënimeve bërthamore.

Sipas faqes informative të BE, Bashkimi Evropian me anë të një deklarate, ka deklaruar se KS i OKB të premten me miratimin e sanksioneve të reja kundër Koresë Veriore, ka treguar unitetin e Bashkësisë Ndërkombëtare për trajtimin e kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë Veriore kundër paqes dhe sigurisë globale. Veprimet kufizuese shtesë të OKB dhe të BE tregojnë se e vetmja rrugëzgjidhje e mundshme është pjesëmarrja e Koresë Veriore në bisedime të vërteta dhe kuptimplote me Bashkësinë Ndërkombëtare. Vlen të theksohet se KS i OKB të premten ka ndaluar 90% të eksportit të produkteve naftore drejt Koresë Veriore duke reduktuar eksportin e naftës deri në 500 fuçi në fit në drejtim të këtij vendi.