Kancelari i Austrisë kritikon politikat e emigracionit
Kancelari i ri i Austrisë ka kritikuar politikat e emigracionit të Bashkimit Evropian dhe kërkoi që emigrantët të ndihmon në vendin e tyre të origjinës.
Sebastian Kurz, nga ekstremi i djathë në Austri ka arritur të krijojë qeverinë në këtë vend. Ai ka thënë se vendet evropiane me skemën e tyre të emigracionit nuk do të arrijnë në asnjë rezultat. Anëtarët e koalicionit të ri në Austri në mes të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme janë betuar përmes një ceremonie në Vjenë. Lideri i Partisë Konservatore të Popullit (OVP), 31 vjeçari, Sebastian Kurz është bërë lideri më i ri qeveritar në Evropë, pasi u betua për detyrën e kancelarit tek presidenti Alexander Van der Bellen. Partneri tjetër i koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë (FPP), është partia e vetme e tillë që qeveris në Bashkimin Evropian. Kjo parti do të drejtojë sektorët e ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, asaj të Jashtme derisa lideri i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, është emëruar si nën kancelar. Qindra persona kanë protestuar afër pallatit Hofburg ku është mbajtur kjo ceremoni, duke mbajtur pllakatet si “mirë se vini refugjatë” dhe “jashtë nazistët”. Sikur FPO ashtu edhe OVP kanë premtuar se do të ashpërsojnë rregullat e këtij shtetit për azil dhe emigracion.