Rusia: 10 mijë pjesëtarë të ISIS ndodhen në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65153-rusia_10_mijë_pjesëtarë_të_isis_ndodhen_në_afganistan
Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se rreth 10,000 anëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS janë aktualisht të pranishëm në Afganistan dhe se numri i tyre po rritet për shkak të zhvendosjes së tyre në vendin e Azisë Qendrore pas disfatave në Siri dhe Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 16:45 Europe/Tirane
  • Rusia: 10 mijë pjesëtarë të ISIS ndodhen në Afganistan

Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se rreth 10,000 anëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS janë aktualisht të pranishëm në Afganistan dhe se numri i tyre po rritet për shkak të zhvendosjes së tyre në vendin e Azisë Qendrore pas disfatave në Siri dhe Irak.

Zamir Kabulov, i dërguari i posaçëm presidencial i Rusisë për Afganistanin, e bëri paralajmërimin në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, duke thënë gjithashtu se Moska ishte veçanërisht e shqetësuar për procesin e zgjerimit të ISIS-it në provincat veriore të Afganistanit në kufi me Taxhikistanin dhe Turkmenistanin. "Rusia ishte midis të parëve që dha alarmin në lidhje me shfaqjen e ISIS në Afganistan", tha ai. "Kohët e fundit, ISIS e ka rritur ndjeshëm fuqinë e tij në Afganistan. Sipas vlerësimeve tona, numri i militantëve i tejkalon 10,000 vetë dhe vazhdon të rritet, veçanërisht për shkak të militantëve të rinj që vijnë nga Siria dhe Iraku," tha Kabulov. Kabulov, i cili është gjithashtu drejtor i Departamentit të Dytë të Azisë në Ministrinë e Jashtme ruse, tha se grupi terrorist ISIS kishte "sponsorizim të huaj" dhe po merrte armë "perëndimore" në Afganistan. "Ne kemi tërhequr vazhdimisht vëmendjen për rastet e përdorimit të helikopterëve të paidentifikuar në rajone të ndryshme të Afganistanit për të transferuar militantët e ISIS dhe për të ofruar pajisje ushtarake perëndimore për grupin terrorist", tha Kabulov. Më parë, ish-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se SHBA ishte duke bashkëpunuar me ISIS-in në Afganistan dhe po i lejonte grupit takfirist të lulëzonte në vendin e goditur nga kriza dhe lufta.