Disa përfaqësues të Senatit kanë kundërshtuar rikanditimin e Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65173-disa_përfaqësues_të_senatit_kanë_kundërshtuar_rikanditimin_e_donald_trump
Disa përfaqësues të Senatit amerikan janë shprehur kundër rikanditimit të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 04:59 Europe/Tirane
  • Disa përfaqësues të Senatit kanë kundërshtuar rikanditimin e Donald Trump

Disa përfaqësues të Senatit amerikan janë shprehur kundër rikanditimit të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Amerikë.

Jeff Flake, ka thënë se nëse Donald Trump zgjidhet si kandidat i partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të 2020, atëherë ai do të përballet me kandidatë të fuqishëm brenda partisë. Flake i cili sapo është zgjedhur në këtë post ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump dhe ka thënë se nëse Trump rikanditon votuesit do të zgjedhin kandidatin rival të tij. I të njëjtit mendim është edhe Charlie Dent që tekson se Donald Trump nuk duhet të shpallet kandidat i partisë republikane për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Vlen të theksohet se niveli i pakënaqësisë ndaj Donald Trump për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike dhe për shkak të mbështetjes së grupeve raciste në Amerikë, është shtuar dukshëm.