OKB ndëshkohet nga SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65225-okb_ndëshkohet_nga_shba_të
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley deklaroi të dielën, 24 dhjetor, se SHBA ka negociuar një shkurtim fondesh prej 285 milionë dollarë  për OKB vitin e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 14:36 Europe/Tirane
  • OKB ndëshkohet nga SHBA-të

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley deklaroi të dielën, 24 dhjetor, se SHBA ka negociuar një shkurtim fondesh prej 285 milionë dollarë  për OKB vitin e ardhshëm.

"Nuk do të lejojmë që të përfitohet nga bujaria e popullit amerikan. Ineficenca dhe shpenzimet e tepërta të Kombeve të Bashkuara janë shumë të njohura" deklaroi ambasadorja Nikki Haley. Haley shtoi se reduktimi historik i shpenzimeve është hapi i duhur në drejtimin e duhur dhe se SHBA do të bëjë shumë lëvizje të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshëm. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që hidhte poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA. Në mbyllje të votimit, 128 vende u shprehën pro rezolutës, 9 kundër dhe 35 abstenuan. "Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, më i madhi në botë; do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre", deklaroi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.