Arrihet pajtimi për shkëmbim të të burgosurve në lindje të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65233-arrihet_pajtimi_për_shkëmbim_të_të_burgosurve_në_lindje_të_ukrainës
Autoritetet ukrainase dhe separatistët pro rusë janë pajtuar për shkëmbim të të burgosurve më 27 dhjetor në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 15:08 Europe/Tirane
  • Arrihet pajtimi për shkëmbim të të burgosurve në lindje të Ukrainës

Autoritetet ukrainase dhe separatistët pro rusë janë pajtuar për shkëmbim të të burgosurve më 27 dhjetor në lindje të Ukrainës.

Njoftimi është bërë publik sot nga liderët separatistë dhe përfaqësuesit e qeverisë ukrainase, pas një takimi në Moskë. Takimi ishte ndërmjetësuar nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse Rusë, Patriarku Kirill. Më herët gjatë ditës, zëvendësja e parë e parlamentit në Ukrainë, Iryna Herashchenko, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se “do të lirohen 74 ukrainasë më 27 dhjetor”. “Ne do t’i shkëmbejmë ata për 306 persona tjerë”, ka shtuar ajo.  Përfaqësuesi i qeverisë ukrainase, Viktor Medvedchuk, ka thënë se Kievi është i gatshëm të lirojë 306 persona derisa shpreson që separatistët të lirojnë 74 të tjerë. Lideri separatist, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se të dyja palët janë pajtuar sipas planit “306 për 74”. Ende nuk është bërë e ditur nëse ky numër përfshin të gjithë të burgosurit e luftës.