Një vajzë në Amerikë dhunohet për shkak të hixhabit të saj
(last modified Wed, 27 Dec 2017 07:25:46 GMT )
Dhjetor 27, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Një vajzë në Amerikë dhunohet për shkak të hixhabit të saj

Në vazhdën e valës së dhunës ndaj myslimanëve në Amerikë, një nxënëse është dhunuar në shtetin Florida për shkak se kishte veshur hixhabin.

Agjencia Ksat duke publikuar një video, ka transmetuar momentet e dhunimit të kësaj vajze amerikane nga një grup të rinjsh në shtetin Florida vetëm për shkak se ajo ka respektuar veshjen myslimane. Shikel Manshi babai i vajzës amerikane me hixhab ka thënë se grupi i të rinjve përpara sesa të godiste vajzën ndaj saj ka ushtruar dhunë dhe presione dhe më pas e ka goditur vetëm për arsye se ishte myslimane. Vajza është dërguar menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra në kokë. Këshilli i marrëdhënieve Islamiko-Amerikane, që është institucioni më i madh mbrojtës i të drejtave të myslimanëve në Amerikë, ka deklaruar se do të hapë një dosje për ndjekjen penale të të rinjve që kanë dhunuar vajzën myslimane. Ky këshill në një raport të tij ka njoftuar se 53% e nxënësve myslimanë në Amerikë, ofendohen, dhunohen, tallen dhe diskreditohen nga të tjerët për shkakun e vetëm se janë myslimanë.

Tags