Jep dorëheqjen ministri i kulturës pas faljes ndaj Fujimorit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65523-jep_dorëheqjen_ministri_i_kulturës_pas_faljes_ndaj_fujimorit
Ministri i Kulturës, Salvador del Solar paraqiti sot dorëheqjen, tre ditë pas faljes së kontestuar të akorduar nga kreu i Shtetit, Pedro Pablo Kuczynski ndaj ish-presidentit peruan,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2017 10:29 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen ministri i kulturës pas faljes ndaj Fujimorit

Ministri i Kulturës, Salvador del Solar paraqiti sot dorëheqjen, tre ditë pas faljes së kontestuar të akorduar nga kreu i Shtetit, Pedro Pablo Kuczynski ndaj ish-presidentit peruan,

Alberto Fujimori, i dënuar për krime kundër njerëzimit. Paraqita dorëheqjen time në postin si ministër i Kulturës”, shkruan ai në llogarinë Twitter, i cili ka qenë gjithnjë kundër një vendimi të tillë kundrejt Fujimori. Vendimi i presidentit shkaktoi manifestime të peruanëve, që akuzojnë kreun e shtetit se ka negociuar politikisht këtë masë në këmbim të qëndrimit në pushtet me mbështetjen e lëvizjes politike të themeluar nga Fujimori. I transferuar të shtunën nga burgu drejt një klinike, ish-presidenti i cili vuan nga probleme kardiake, njoftoi mjeku i tij personal. Familjet e viktimave të represionit nën mandatet e Fujimorit (1990-2000), të partive politike dhe shoqatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut po përgatiten për të demonstruar të enjten kundër vendimit të faljes.