Dhjetor 30, 2017 08:51 Europe/Tirane
  • Izraeli ka marrë vendim për të dalë nga UNESCO

Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s njoftoi se ditën e premte ka marrë kërkesën zyrtare të Izraelit për largimin e tij nga ky organ i rëndësishëm ndërkombëtar.

Audrei Azoulai, në një deklaratë të tij njoftoi se Izraeli më 31 dhjetor do të largohet prej UNESCO-s dhe do të pezullojë anëtarësimin e tij në këtë organ. Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist më 12 tetor vetëm disa orë pas largimit të Amerikës nga UNESCO, deklaroi se ky regjim është përgatitur për tu larguar dhe dalë nga UNESCO. Më 12 tetor Departamenti Amerikan i Shtetit, me pretekstin se UNESCO e konsideron Izraelin armik, shpalli vendimin për daljen nga ky organ. Vendimi i Uashingtonit për të dalë nga UNESCO do të zbatohet më 31 dhjetor. Amerika ka ndërprerë fondet e saj donatore për UNESCO-n që nga viti 2011 kur kjo organizatë anëtarësoi Palestinën me të drejta të plota.

Tags