Ish udhëheqësi katalanas i kërkon Spanjës të rivendosë qeverinë e tij
Ish presidenti i arratisur i Katalonjës u ka bërë thirrje autoriteteve spanjolle për të hapur negociatat lidhur me kthimin e qeverisë së tij legjitime.
Carles Puigdemont tha nëpërmjet kanaleve të mediave sociale nga Brukseli të shtunën se Spanja duhet të njohë rezultatet e zgjedhjeve të 21 dhjetorit dhe të fillojë të negociojë politikisht me qeverinë legjitime të Katalonjës. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy rrëzoi Puigdemont dhe kabinetin e tij pasi parlamenti rajonal i Katalonjës votoi në favor të një deklarate të pavarësisë nga pjesa tjetër e vendit në tetor. Por partitë pro-secesionare, duke përfshirë Puigdemont, fituan shumicën e vendeve në zgjedhje javën e kaluar. Puigdemont iku në Belgjikë për të shmangur hetimin gjyqësor mbi dyshimet e rebelimit prej tij dhe qeverisë së tij. Ai nuk tha nëse planifikon të kthehet në Spanjë, ku e pret një urdhër arresti. Rajoym tha se ai planifikon të mbledhë parlamentin e ri të zgjedhur të Katalonjës më 17 janar. Rregullat brenda parlamentit të Katalonjës kërkojnë që një kandidat për të formuar një qeveri duhet të jetë i pranishëm.