Papa Françesku: 2017, viti i mashtrimeve dhe konflikteve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65801-papa_françesku_2017_viti_i_mashtrimeve_dhe_konflikteve
Lideri i katolikëve të botës, duke bërë thirrje për përgjegjësi për krizat globale, e ka quajtur vitin 2017 një vit të gënjeshtrave, luftërave dhe padrejtësive.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2018 18:27 Europe/Tirane
  • Papa Françesku: 2017, viti i mashtrimeve dhe konflikteve

Lideri i katolikëve të botës, duke bërë thirrje për përgjegjësi për krizat globale, e ka quajtur vitin 2017 një vit të gënjeshtrave, luftërave dhe padrejtësive.

Duke paralajmëruar për krizën koreane dhe kërcënimin e një lufte bërthamore, Papa Françesku tha se çështjet si lufta, padrejtësia dhe dëmet mjedisore e shkatërruan vitin 2017. Papa Françesku i ka përshkruar migrantët dhe refugjatët si njerëzit “më të pafuqishëm dhe më së shumti në nevojë”, gjatë fjalimit të tij tradicional për Vitin e Ri. Me këtë rast ai u ka bërë thirrje liderëve botërorë për të bërë më shumë në këtë aspekt. “Për këtë paqe, për të cilin ka të drejtë çdokush, shumica prej njerëzve janë në gjendje të rrezikojnë jetën në një rrugëtim që shpesh është i gjatë dhe i rrezikshëm, ata janë në gjendje të përballen me tendosje dhe vuajtje”, ka thënë ai. Lideri i katolikëve të botës po ashtu ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump për idenë e ndërtimit të murit që ndan SHBA-në dhe Meksikën me qëllim të mbajë larg migrantët. Përmes një mesazhi gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, Papa Françesku ka thënë se politikanët që kanë frikë nga migrantët janë duke nxitur dhunë dhe racizëm.