Vazhdon seriali i shtypjes së njerëzve në Amerikë
Në San Francisko, një kamion ka shtypur këmbësorët në një trotuar të qytetit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës 7 persona janë lënduar rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital pas këtij aksidenti. Deri tani policia amerikane nuk ka konfirmuar së shtypja e këtyre njerëzve ishte akt terrorist. Ky krim ndodhi në kohën kur natën e Vitit të Ri një 16 vjeçar vrau prindërit, të motrën dhe familjarin e një shoku natën e ndërrimit të viteve duke e kthyer banesën në një lum gjaku. Ndërkohë i vëllai dhe gjyshi i tij arritën të shpëtojnë informoi policia. Sipas Fox News adoleshenti qëlloi me një gjysmë automatik në banesën e tyre në New Jersey. Emri i adoleshentit nuk është bërë i ditur por mësohet se është i arrestuar.Policia mbërriti në vendngjarje pas një telefonate. Djali u arrestua pa bërë rezistencë dhe prokurorët thanë se ai do të akuzohet si një i rritur për 4 vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të tmerrshëm,.