Athina do të propozojë transferimin e emigrantëve në Turqi
Në përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në qendrat pritëse të emigrantëve në ishujt e Egjeut, qeveria greke do ti propozojë Turqisë që azilkërkuesit të transferohen në kampet e Ankarasë.
"Ne po kërkojmë që të bëhet kthimi i emigrantëve qoftë drejtpërdrejt nga ishujt duke u bazuar në deklaratën e përbashkët BE-Turqi", tha një zyrtar i qeverisë për gazetën greke Ekathimerini duke iu referuar një marrëveshje ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë nënshkruar në mars 2016 me qëllim frenimin e kontrabandimit të emigrantëve nëpër Egje.
Sipas burimeve, zyrtarët e qeverisë turke kanë treguar se Ankaraja do t'i përgjigjet kërkesës së Greqisë në gjysmën e parë të janarit.
Gjatë një vizite historike në Greqi muajin e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri grek Alexis Tsipras ranë dakord të bashkëpunojnë më ngushtë në trajtimin e krizës së refugjatëve.
Sipas burimeve, Erdogan pranoi kërkesën e Tsipras që Turqia të marrë emigrantët nga Greqia, shkruan sot Ekathimerini.