Athina do të propozojë transferimin e emigrantëve në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65945-athina_do_të_propozojë_transferimin_e_emigrantëve_në_turqi
Në përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në qendrat pritëse të emigrantëve në ishujt e Egjeut, qeveria greke do ti propozojë Turqisë që azilkërkuesit të transferohen në kampet e Ankarasë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2018 11:34 Europe/Tirane
  • Athina do të propozojë transferimin e emigrantëve në Turqi

Në përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në qendrat pritëse të emigrantëve në ishujt e Egjeut, qeveria greke do ti propozojë Turqisë që azilkërkuesit të transferohen në kampet e Ankarasë.

"Ne po kërkojmë që të bëhet kthimi i emigrantëve  qoftë drejtpërdrejt nga ishujt duke u bazuar në deklaratën e përbashkët BE-Turqi", tha një zyrtar i qeverisë për gazetën greke Ekathimerini duke iu referuar një marrëveshje ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë nënshkruar në mars 2016 me qëllim frenimin e kontrabandimit të emigrantëve nëpër Egje.

Sipas burimeve, zyrtarët e qeverisë turke kanë treguar se Ankaraja do t'i përgjigjet kërkesës së Greqisë në gjysmën e parë të janarit.

Gjatë një vizite historike në Greqi muajin e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri grek Alexis Tsipras ranë dakord të bashkëpunojnë më ngushtë në trajtimin e krizës së refugjatëve.

Sipas burimeve, Erdogan pranoi kërkesën e Tsipras që Turqia të marrë emigrantët nga Greqia, shkruan sot Ekathimerini.