BE kundërshton vendosjen e dënimit me vdekje në Izrael
(last modified Thu, 04 Jan 2018 19:21:23 GMT )
Janar 04, 2018 20:21 Europe/Tirane
  • BE kundërshton vendosjen e dënimit me vdekje në Izrael

Nisma për vendosjen e dënimit me vdekje në Izrael ka sjellë përplasjen e radhës në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë të posaçme për mediat zëdhënësi i Komisionit Europian  Carlos Martin Ruiz De Gordejuela dënoi projektin, teksa shton se po punohet që një masë e tillë dënimi mos të qëndrojë në asnjë shtet.  “Siç e dini Bashkimi Evropian është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rastet pa asnjë përjashtim, dhe ne po punojmë fort që ky ligj mos të ekzistojë më për asnjë shtet”, u shpreh ai. Një ditë më parë Parlamenti i Izraelit dha miratimin për projektin, pasi ligjvënësit argumentuan se një ligj i tillë do ta bënte më të lehtë punën  e gjykatës. Aktualisht, në Izrael një dënim me vdekje mund të ekzekutohet, vetëm nëse një trup gjykues prej tre gjyqtarësh ushtarakë, marrin vendim unanim. Gjykatat ushtarake izraelite, të cilat merren me rastet që përfshijnë palestinezët në Bregun Perëndimor, tashmë mund të kenë kompetencat të zbatojnë dënimin me vdekje.

 

Tags